en-US
 
  • Site
  • Web
Search

HAPET PANAIRI REGJIONAL “MITROVICA 2018”

Më 26 Tetor  2018 në qendër të Mitrovicës u hap Panairi Regjional” Mitrovica 2018”- i cili do te jetë 2 ditore 26-27 Tetor 2018, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave te Fermerëve te Regjionit te Mitrovicës, në bashkëpunim me komunat Mitrovicë, Skenderajt, Vushtrri  si dhe sponsorizuar edhe nga organizata IADK.

Në këtë panair ishin të pranishëm shume fermer, gratë pjesëmarrëse si dhe  nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, përfaqësuesi nga USHFRM-së, Zymer Bajraktari, përfaqësuesi nga komuna e Skenderajt Z. Sabit Ferizi dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.

     

Në fjalën hyrëse ne këtë panair beri përfaqësuesi i USHFRM-se i cili falënderoj te gjithë te pranishmit për pjesëmarrje si dhe një falënderim  te veçante e beri për organizatën IADK e cila ka krijuar këtë Union te Fermerëve dhe për do vjet përkrah për organizimin e panairit i cili u shndërruar ne panair tradicional.

Me pas nënkryetari Mujka itha fjale miradije organizatorët e panairit dhe shprehu konsideratën për rolin e organizatës IADK në zhvillimin e sektorit të Bujqësisë në komunën e Mitrovicës. Ai premtoi për përkrahje në vazhdimin e organizimit të panairit edhe në të ardhmen.

Z. Sabit Ferizi përfaqësuesi i komunës se Skenderajt falënderoj USHFRM dhe shprehu gatishmërinë e komunës për  fermerëve e komunës se Skenderajt.

Në fund fjalën e morri drejtori ekzekutiv i IADK Z. Zenel Bunjaku i cili shprehu kënaqësinë qe gjendet ne mesi e fermerëve dhe grave pjesëmarrëse te cilat janë te palodhshme ne punën e  tyre .

Z. Bunjaku paraqiti problemet dhe sfidat te cilat janë ballafaquar fermerët ne kete vit duke theksuar edhe pse çmimi  speci si dhe trangullit kane qene i larte edhet fituar përshtypja se kane pasur fitim te madh, por mos te harrojmë se këta ferme janë ballafaquar me kushtet klimatike te cilat kane qene te pafavorshme për prodhimtari por ka qene e shprehur edhe  shfaqja e sëmundjeve te speci. Nëse sot i shihni se çmimet tek produktet e grave, kjo është pasojë e rritjes së kostos së prodhimit e jo se i eshtë tekur grave.

Po ashtu edhe fermerët e mollëve edhe pse ka rendiment të lartë këtë vit për shkak të konkurrencës çmimet janë shumë të ulëta.

Në fund pati porosi edhe për institucionet lokale dhe qendrore qe te përkrahin sa me shume prodhuesit vendor.

Në fund mysafiret vizituan tendat e fermerëve dhe u njoftuan me prodhimet e tyre.