en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE ME TË RINJTE E TRAJNUAR NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË USHQIMEVE TRADICIONALE

Më 17 tetor 2018 në kuadër të projektit “Ngritja e kapacitete profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  është organizuar vizita studimore  me pjesëmarrësit në kursin e trajnimit në sektorin e përpunimit të ushqimeve tradicionale me qëllim që të ngritën njohuritë e të rinjve edhe më shumë në aspektin e përpunimit të ëmbëlsirave dhe ushqimeve tradicionale.

Vizita e parë është bërë  në bufen e shkollës fillore “Emin Duraku në Shtime” ku pjesëmarrësit kanë parë punën e grave të cilat përgatitin ushqim të freskët ditor për nxënës, kanë parë pajisjet dhe sfidat e këtyre grave. Vizita e dytë është bërë në njësinë e prodhimit te ëmbëlsirave në Shtime te Zonja Elmaze Dauti e cila ka 5 vite që përgatit ëmbëlsira për tregun lokal.

Të dy këto pika kanë ndjekur trajnime profesionale në sektorin e përpunimit dhe janë përkrahur nga IADK. Të gjitha ishin shumë të kënaqura me IADK – në për mundësinë që po iu jep grave në lidhje me punësimin për arsye të vështirësive të mëdha për qasje në tregun e punës në Kosovë.
     

Për të trajnuarit e rinjë në sektorin e përpunimit të ushqimeve tradicionale këto ishin dy modele shumë të mira biznesi dhe guximi duke parë sfidat me të cilat janë përballur këto gra.

IADK do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përkrahë ndërmarrësit e rinjë e sidomos gjininë femërore dhe komunitetet që të ju krijoj mundësi të qasen në tregun e punës.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).