en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  VAZHDON MBAJTJEN E TRAJNIMEVE PËR TË RINJTË

Në kuadër të  projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, IADK është duke vazhduar përkrahjen e të rinjëve në aspektin e ngritjes profesionale në sektor të ndryshëm të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Gjatë këtij viti janë planifikuar që përmes projektit të trajnohen 160 të rinjë në 5 komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe 15 të diplomuar në fakultetin e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore të përkrahen me punë praktike në periudhë tremujore. Punën praktike deri më tani e kanë përfunduar 12 të rinjë, ndërsa 3 tjerë kanë filluar punën praktike gjatë muajit shtator apo tetor dhe do të përfundojnë gjatë fund vitit.

     

Me grupet e të rinjëve në sektorët të prodhimit bujqësor si janë: blegtori, pemtari, perimtari dhe kultivim i bimëve mjekësore, kanë përfunduar programet trajnuese, ndërsa tani ekspertet e IADK-së janë duke mbajtur trajnime për përpunim të prodhimeve bujqësore dhe përgatitjen e ushqimit tradicional.

     

Në sektorët e përpunimit kryesisht kanë aplikuar të reja (vajza dhe  gra) të moshës 18-29 vjeç, siç është planifikuar me kriteret e projektit.Trajnimet për përpunim të pemëve janë duke u mbajtur në Istog dhe Podujevë, ndërsa trajnimet për përgatitjen e ushqimit tradicional mbahen në Viti dhe Mitrovicë.


     

Pas përfundimit të programeve trajnuese për të rinjët shpërndahen disa pajisje esenciale për punë, që kanë një vlerë simbolike, por janë të rëndësishme dhe lehtësojnë punën e të rinjëve.

Të rinjët kanë treguar përkushtim të lartë në përcjelljen e praktikave të prodhimit dhe përpunimit të prdhimeve bujqësore dhe janë mirnjohës për përfshirjen e tyre në këto prgrame trajnimi, të cilat do tu mundësojn qasje më të lehtë në tregun e punës apo zbatimin e njohurive të reja në aktivitetet bujqësore në ekonomit e tyre familjare.

 “Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”