en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE ME PËRFITUES TË IADK-së

Më 9 tetor 2018 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  është organizuar vizita studimore  me përfituesit e laktofrizave dhe ndjekësit e trajnimeve profesionale në Blegtori me qëllim që fermerët ti ngrisin njohuritë e tyre edhe më shumë në aspektin e mbarështimit të gjedhit dhe të marrin modele sa më shumë nga fermerët tjerë.

Pas përfundimit të trajnimeve profesionale në Blegtori dhe certifikimit si Teknik të Blegtorisë të nivelit III (të tretë), pjesëmarrësit patën mundësi që të jenë prezent në një vizitë studimore ku ishin prezent edhe 8 përfitues të laktofrizave të vitit 2018. Pjesëmarrësit vizituan dy ferma shumë të mira dhe shembullore për kushte të Kosovës. Ata panë forma të ndryshme të deponive të plehut, gropat e silazhit, anekset për ruajtjen e ushqimeve voluminoze, hambarët për ruajtjen e ushqimeve të koncentruara etj.

     

Ata panë dy forma të mira dhe të drejta menaxhimit me stalla të lopëve qumështore, të cilat do të ju shërbejnë si model pune në të ardhmen. Fermerët ishin të kënaqur dhe falënderuan IADK-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i bën fermerëve prodhues të qumështit në Kosovë.