en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE MË PËRFITUESIT E ARRAVE  TË IADK-SË

IADK më datë 28 Shtator 2018  në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” ka organizuar vizita studimore  me përfituesit e arrave me qëllim të marrjes së përvojës se kultivimit te arrave. Në këtë organizim kanë marrë pjesë 12 fermerë kultivues e përfitues të arrave nga Komunat: Vushtrri, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Vizita është realizuar në fshatin Carallukë të komunës së Malishevës të fermeri Jakup Hoti, i cili merret me kultivimin e arrave në një sipërfaqe prej 4 ha, gjithashtu pronari ka të mbjella 3 ha me fidanë një vjeçare të arrave si dhe 1 ha me pjeshkë.

Pjesëmarrësit kanë parë nga afër metodat e kultivimit të arrave, distancat e mbjelljes mes bimëve, metodat e plehërimit, format e krasitjes dhe mirëmbajtën e pemishtes me arra. Fermerët janë njohur me metoda e krasitjes si dhe rëndësinë që kjo mase agroteknike ka në formimin e kurorës dhe menaxhimin e sasisë dhe cilës se frutave te arrës. Si metodë tjetër me rendësi  e cekuar nga pronari në kultivimin e arrës ishte edhe largimi i frutave në 3 vitet e para, me qëllim që fidanët të kenë rendiment dhe cilësi me të lartë.

Po ashtu pronari na informoi së trupat e arrave pas 50 viteve mund te shiten si dru për dekorim me çmime jashtëzakonisht  të lartë,  ku 1 ha me arra mund te shitet deri ne 450,000 euro.

Përvojat e treguara gjatë kësaj vizite  kanë qenë shumë të rëndësishme  për fermerët pjesëmarrës, ku është vlerësuar lartë mënyra e mirëmbajtjes së pemishtes me arra, përdorimi i plehrave organike, kristalore si dhe agroteknikat që janë duke u përdorur në këtë pemishte

Të arriturat nga vizitat:

  • Fermerët kanë avancuar më tej njohurit e përgjithshme rreth kultivimit të arrave
  • Janë njohur nga afër me mënyrën e punës së mirëmbajtjes së pemishtes, largimin e barojave dhe punimin e tokës
  • Është vlerësuar lartë punimi i tokës ndërmjet rendeve dhe është sugjeruar te mos mbillen kultura tjera ndërmjet rendeve
  • Janë njohur me mënyrat e krasitjes së arrave dhe rëndësinë largimit të frutave në tri vitet e para
  • Fermerët janë njohur me mënyrën plehërimit  dhe efektet e përdorimit të plehut organik
  • Sistemin dhe llojet e sasitë e përdorimit të plehrave kristalore
  • Druri i arrës pas 50 viteve mund te shitet si dru për dekorim 450,000 euro/ha