en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFITIMET NGA SIGURIMI BUJQËSOR NË KOSOVË PËR KULTURËN E RRUSHIT TË VERËS

Rrushi është një nga kulturat më të vjetra të kultivuara në Kosovë. Përmbajtja e pasur e rrushit me vitamina dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm e bëjnë një frut të shëndetshëm për trupin e njeriut. Vitaminat kryesore që mund të gjenden në rrush janë vitamina C, K, gjithshtu ka shumë fibra dhe antioksidantë.

Në ditët e sotme, Kosova prodhon rrush të cilësisë së lartë në mbi 3500 hektarë, ku rrushi i verës përfshin sipërfaqen më të madhe, me mbi 3000 hektarë dhe pjesa tjetër kultivohet me rrush të tryezës për konsum lokal.

Rrushi i verës kultivohet kryesisht në komunat e Rahovecit dhe Suharekës, ndërsa përpunuesit më të mëdhenj të rrushit ndodhen në Rahovec. Ekzistojnë disa varietete të rrushit të verës në dispozicion në treg si: Vranq Cabernet, Smedervka dhe Pinot. Aktualisht, ekzistojnë rreth 12 verari që veprojnë dhe prodhojnë verë me cilësi të lartë në Kosovë. Një pjesë e prodhimit është e dedikuar për eksport, ndërsa shumica është e destinuar për konsum lokal.

Rrushi i verës është një nga kulturat më të rëndësishme për Kosovën për shkak të numrit të madh të fermerëve të angazhuar në këtë aktivitet dhe rëndësisë ekonomike të kësaj kulture që ka për ekonominë e Kosovës. Me zhvillimin e kapaciteteve përpunuese, Kosova është e pranishme në tregun ndërkombëtar, në shumë vende të BE-së, si dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.