en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDAHEN PAJISJET ESENCIALE PËR PUNË

Më 21 dhe 25 Shtator 2018 në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, janë shpërndarë disa pajisje për punë për grupet e të rinjëve që kanë përfunduar programet trajnuese në sektorin e bujqësisë.

Projekti ka nё fokus ofrimin e njohurive praktike pёr tё rinjёt tё cilёt kanё potencial pёr tu marrё me aktivitete bujqёsore, megjithatë pas pёprfundimit tё programeve trajnuese ёshtё planifikuar njё mbёshtetje simbolike me disa pajisje esenciale pёr punё.

     

Nё kuadёr tё kёsaj pёrkrahje dy grupet e të rinjëve nga Podujeva dhe Mitrovica që kanë përcjellur programin trajnues për praktikat e kultivimit të perimeve janë furnizuar me nga një pompë spërkatëse, mbjellёse tё fidanёve dhe unaza plastike (klipa) pёr lidhjen e bimёve.

Ndërsa dy grupet e tё rinjёve nga Drenasi dhe Istogu që kanё përfunduar programin trajnues në kultivimin e bimёve mjekёsore, janë furnizuar me folje tё zezё special pёr mbulimin e serrave tharёse pёr tharjen e bimёve mjekёsore aromatike.


“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).