en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Në kuadër të projektit “Përkrahja e fermerëve të vegjël me pajisje dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme” te zbatuar nga IADK, financuar nga Bread for the World janë mbajtur takime me të diplomuar të Fakultetit te Bujqësise dhe Veterinarisë në katër komuna Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri ku drejtori ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku ka shpalosur para të diplomuarve programin për grante si një mundësi shtesë për të diplomuarit të cilët po kanë vështirësi për qasje në vend  pune.

     

    

Në takimet në katër komuna kanë marre pjese 50 të diplomuar ku për së afermi janë njoftuar me mundësitë e projektit për grante. Pjesëmarrësit  janë shprehur shumë të kënaqur që u është dhënë një mundësi  për grante nga IADK.