en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer,  zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë  duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK do të fillojë zbatimin e projektit "Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes formimit profesional", ku objektivi i përgjithshme është rritja e gjenerimit të të ardhurave dhe edukimi i të kthyerve dhe familjeve në zonat rurale. Projekti do të trajtojë shkallën e papunësisë, duke synuar të kthyerit, gratë, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuara.

IADK kërkon kandidat të kualifikuar për pozitën::

Titulli i vendit të punës:            Projekt Menaxher   

Vendi i punës:                          Sfaraçak i Ulët nr. 11,  42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja:                             01.10.2018 - 30.06.2020 

Përshkrimi i punës:

Projekt Menaxheri do të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave të projektit dhe kordinimin e punëve në baza ditore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të menxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit
  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit
  • Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, ministritë përkatëse dhe komunat ku shtrihet projekti
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikoj me media  dhe palët në interes
  • Në mënyrë aktive të merr pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
  • Të përgatis dhe finalizoj të gjitha raportet e IADK-së,  në baza të rregullta
  • Të përgatis materialet për publikim, fletëpalosje/broshura
  • Të percjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
  • Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta me palët në interes dhe zyrën e IADK-së
  • Identifikimin e ekspertëve potencial të cilët do të angazhohen në projekt
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projektit
  • Të kryej edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë universitare apo ekuivalente me kualifikim profesional
  • Së paku 5 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
  • Përvojë në raportim, montorim dhe evoluim
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitetet në kuadër te projektit
  • Vlerëson dhe ndërmerr iniciativa lidhur me situatat komplekse te projektit
  • Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit
  • Fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave e dokumenteve të ndryshme
  • Aftësi menaxheriale në komunikim dhe bashkëpunim
  • Aftësi të forta organizative dhe vetë-motivuese
  • Aftësi për punë në ambient multietnik
  • Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës
  • Aftësi kompjuterike:Windos, Excel dhe Power Point
  • Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht (e preferuar)
  • Të posedojë patentë shofer validë kategoria B

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:  CV-në,  një letër motivuese, diplomën universitare, së paku dy referenca që kanë të bëjnë me zbatimin e projekteve dhe certifikatën nga gjykata që nuk jeni nën hetime, direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit prokurimi@iadk.org  

Konkursi është i hapur deri më 26.09.2018.

Personi kontaktues: Ariana  Selmani Peci - Zyrtare për Prokurim&Administratë, tel. 049 777 059

Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Vetëm aplikacionet që dorëzohen deri më 26 Shtator 2018 do të merren në konsiderim.