en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CEREMONIA E HAPJES SË BYFESË DHE ÇETRTIFIKIMI I GRAVE NË KOMUNËN E SHTIMES

Më datë 12.09.2018 është organizuar ceremonia e hapjes së bufes dhe certifikimi  i 10 grave të Komunës së Shtimes të cilat kanë ndjekur 10 ditë trajnime në përgatitjen e ushqimit në kuader të projektit"Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  ", i financuar nga donatori Gjerman  “Brot” dhe zbatuar nga organizata IADK në bashkëpunim me Komunën e Shtimes. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues dhe zyrtarë të drejtorive të komunës së Shtimes,  IADK-së , profesorë dhe nxënës të shkollës, si dhe gratë pjesëmarrëse të trajnimeve.



Fillimisht të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku i cili grave iu uroj për suksesin e arritur gjate kohës së trajnimeve dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejshme të IADK-së në aktivitete e radhës të përfshira në projekt.

     

Ndërsa më pas fjalën e mori kryetari i komunës Z. Naim Ismajli i cili shprehi falënderime për IADK-në, për punën  e sukseshme në perfshirjen e grave të kësaj komune në trajnime. Po ashtu një falënderim të veçantë u bëri grave të cilat do të çertifikohen duke ju uruar suksese dhe suksesi i tyre do të jetë udhërrëfyes për gratë tjera por edhe për komunë ku nese do jenë të sukseshme do të hapet mundësia e hapjeve të byfeve tjera dhe angazhimin e më shumë grave të kësaj komune.

     

Më pas u bë shpërndarja e çertifikatave nga ana e kryetarit Z. Naim Ismajli dhe Drejtorit ekzekutiv të IADK–së Zenel Bunjaku. Dhe në fund u organizua koktel me ushqim tradicional i përgatitur nga gratë e çertifikuara dhe IADK.