en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLUAN PUNËTORITË ORGANIZUAR NGA IADK

Përmes projektit “ Promovimi i MSA dhe rëndësia e eksportit të prodhimeve bujqësore i cili financohet nga “Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar “ (Sida), menaxhuar nga “Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile “(KCSF) dhe implementuar nga IADK, janë paraparë të mbahen  7  punëtori një ditore në 7 regjionet e Kosovës.


Punëtoritë kanë filluar më datë 06.09.2018 në qytetin e Prizrenit.Në punëtori kanë marrë pjesë pjesëmarres nga palë të ndryshme të interesit siç ishin: Zyrtar për integrime Europiane, përfaqësues të drejtorive së bujqësisë nga  komunat e regjionit të Prizrenit, zyrtar nga AVUK-u inspektor fitosanitar, zyrtar nga dogana, OSHC si dhe fermer, ku jane shtjelluar përparësitë e MSA, obligimet si dhe është diskutuar rreth sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët, bizneset në punët e tyre e të cilat janë të lidhura me MSA.

Pjesëmarrësit gjatë punëtorive janë informuar rreth projektit dhe aktiviteteve të cilat janë të përfunduara si dhe më aktivitete të cilat janë të planifikuara të kryhen në vijim gjithashtu janë ndare në grupe ku pjesëmarrsit kanë paraqitur  sfidat dhe problemet nga perspektiva e sektorit të cilin e kanë përfaqësuar si dhe në fund janë dhene konkludime dhe rekomandime  të rëndesishme.