en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAHET CEREMONIA E PROMOVIMIT TE NJËSISË PËR PRODHIMIN E ËMBËLSIRAVE NË SHTIME

Në kuadër të projektit " projektin ”Mundësimi i Vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës “ projekt trevjeçar 2017-2019 i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania është krijuar njësia për prodhimin e ëmbëlsirave në komunën e Shtimes tek përfituesja Xhevahire Mustafa.

Sot më datë 28.08.2018 është mbajtur ceremonia e promovimit të njësisë për prodhimin e ëmbëlsirave në Shtime. Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë komunale të arsimit Z. Mensur Neziri , si dhe drejtorë dhe zyrtarë të ndryshëm të komunës.

Së pari fjalën e mori Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku i cili përmendi bashkëpunimin e ngushtë që ka IADK me Komunën e Shtimes në përkrahjen e shumë fermerëve dhe grave në këtë komunë, hapjen e disa bufeve në këtë komune si dhe përkrahjen e kësaj njësie për përgatitjen e ëmbëlsirave si dhe planet e IADK për përkrahjen qe do e bëjnë ne këtë komune në vijim si hapja edhe një pike tjetër te përgatitjes se ëmbëlsirave dhe hapjen e një kuzhine në shkollën Emin Duraku.

     

Më pas fjalën e mori Drejtori komunal i arsimit Z. Mensur Neziri i cili falënderoi IADK për përkrahje në rastin konkret por edhe për hapjen e kuzhinave në disa shkolla te Shtimes dhe mundësia e punësimit të grave.

Në fund fjalën e mori përfituesja e njësisë për prodhimin e ëmbëlsirave Znj. Xhevahire Mustafa e cila falënderoj shumë IADK për këtë ndihmesë dhe duke kujtuar se ka filluar me disa pajisje shumë të thjeshta për përgatitjen e bakllavave dhe ëmbëlsirave të tjera por me një vullnet të madh dhe kjo përkrahje veç e ka motivuar të punoj edhe më shumë si dhe të kyç edhe gratë tjera në këtë njësi.  

Më pas është bërë prerja e shiritit nga ana e Drejtorit ekzekutiv të IADK-së, drejtorit komunal të arsimit dhe përfitueses.

Në fund u shtrua një koktej me prodhime të përgatitura nga ana e përfitueses si flija, bakllava dhe ushqime tjera.

    
Në këtë koktej iu dha mundësia edhe të tjerëve të degustojnë dhe të kënaqen me prodhime shumë të shijshme të përgatitura nga znj. Xhevahire Mustafa.