en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KËSHILLA DIREKTE PËR PËRFITUESIT E PAISJEVE PËR BLETË NË KOMUNËN E MITROVICËS

Organizata  Joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt dhe Shtimes.

Në kuadër të projektit janë mbajtur këshilla direkte me bletarë përfitues të pajisjeve për bletë në komunën e Mitrovicës, ku janë trajtuar tema të rëndësishme për bletarë siç janë “Sëmundjet e bletëve dhe përgatitja e bletëve për dimërime” dhe janë monitoruar paisjet që kane përfituar bletarët.

Kandidatët janë ndarë shumë të kënaqur me njohuritë e fituara gjatë këshillave direkte dhe se do ti aplikojnë në te ardhmën në bletishtën e tyre  si dhe janë të gatshëm për bashkëpunim në të ardhmen.