en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË ME TË RINJËT NË KOMPANINË “AGROPRODUCT” SH.P.K

IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, i cili përfshinë mes tjerash trajnimet për grupet e të  rinjve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, me qëllim të rritjes së mundësive te të rinjët për shfrytëzim të resurseve natyrore, përkatësisht inkuadrimin e tyre në sektorin e prodhimtarisë  bujqësore dhe përpunimit të këtyre prodhimeve.

Me dy grupet e të rinjëve janë mbajtur trajnime teorike dhe praktike për kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, dhe trajtimin e tyre pas vjeljes, ndërsa vizita në Kompaninë ‘AgroProduct” kishte për qëllim ofrimin e njohurive për të rinjët për mënyrën e grumbullimit, tharjes, procesimit të bimëve mjekësore si dhe paketimin dhe përgatitjen e tyre për eksport në tregun evropian.

Pronari i kompanisë z.Halit Avdijaj ka shpjeguar në mënyrë të detajuar pikat më kryesore të cilat duhet përmbushur për të hyrë në kultivimin e bimëve mjekësore aromatike. Po ashtu ai ka përshkruar në tërësi procesin e punës që organizohet në kompani, duke filluar nga pranimi i  bimëve të ndryshme mjekësore aromatike, qofshin ato të mbledhura në natyrë apo të kultivuara në ngastra bujqësore, mënyrën e evidentimit të produkteve nga dorëzuesit e mallit, me kujdes të veçant për gjurmueshmërin e materjelit të grumbulluar, pastaj menyrën e tharjes së produkteve, procesimin dhe pakteimin e produkteve dhe përgatitjen për eksport.

Ai inkurajoj të rinjët që kanë potencial për kultivim të këtyre bimëve të mos hezitojnë të hyjnë në këtë veprimtari, ngase është sektor mjaft fitimprurës dhe ka një treg të garantuar të plasimit të produkteve, falë kushteve klimatike që ka Kosova për kultivim, si dhe avancimit të teknologjisë së kompanisë, e cila ka kërkesa të mëdha për eksport të këtyre produkteve në tregun e jashtëm.

     

Pjesmarrësit janë njohur edhe me mënyrën e prodhimit të materjalit fidanor dhe llojet e ndryshme të fidaneve që prodhohen në serrë për zgjerim të sipërfaqeve kultivuese me bimë mjekësore.

Po ashtu janë vizituar edhe ngastrat e kësaj kompanie të mbjella me mentë dhe melisë, dhe të rinjët janë informuar për mënyrën e përgatitjes së tokës, mënyrën e mbjelljes, ujitjes, mirmbajtjes së ngastrave dhe kohën e ksitjes dhe trajtimit të bimëve pas kositjes.

Kjo vizitë është vlersuar shumë e dobishme nga pjesmarrësit dhe do të ketë ndikim në nxitjen e tyre për të filluar kultivimin e bimëve mjekësore aromatike në ngastrat e tyre bujqësore.


Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).