en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAJTJA E TRAJNIMEVE ME TË RINJTË NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË PERIMEVE

Në kuadër të  projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, janë duke u mbajtur trajnimet me të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Qëllimi i këtyre trajnimeve është bartja e njohurive profesionale te të rinjtë të cilët merren apo kanë potencial për t’u marrë me bujqësi gjegjësisht përpunim të prodhimeve bujqësore.


Trajnimet për të rinjtë janë organizuar në sektorë e përpunimit të prodhimeve bujqësore në komunat Podujevë dhe Viti. Janë përfshirë trajnimet teorike dhe praktike ne prodhimin e produkteve të ndryshme ku pjesëmarrsit kanë pasur rastin që t’i praktikojnë ato.


IADK është e përkushtuar që përmes përkrahjes direkte, trajnimit të fermerëve, grave dhe të rinjve, të krijoj kushte për shfrytëzim më racional të resurseve natyrore dhe atyre humane, duke ndikuar në përmirësimin jetës së popullatës me fokus të veçantë në zonat rurale të vendit.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).