en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFAQËSUESJA E AMBASADËS SË LUKSEMBURGUT NË KOSOVË VIZITON IADK-në

Anne Dostert, e ngarkuar me punë (Chargée d’affaires) në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë si dhe ekipi i Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, me datë 26 korrik vizituan Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

   
Kjo vizitë ështëbërë në kuadër të projektit dy vjeçar “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë” që IADK është duke zbatuar i cili do të perkrahë 320 të rinjë me trajnime profesionale në 10 komuna të Kosovës në 8 sektorë të bujqësisë.

Vizita është bërë tek zyret e IADK-së, ku stafi i IADK-së ka prezantuar të arriturat e deritanishme të projektit si dhe aktivitetet që janë duke u nderrmarrë në këtë periudhë. 



Pjesë e vizitës ishin edhe takimet me të rejat pjesëmarrëse në trajnimin për përpunim të perimeve nga ekspertët e IADK-së dhe vizita te përfituesja e trajnimeve për kultivim të perimeve, Znj. Bahtije Braimi nga komuna e Podujevës.



Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).