en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CERTIFIKOHEN 36  GRA NGA IADK NË PËRPUNIMIN E PEMËVE DHE PERIMEVE, PËRGATITJE E USHQIMIT DHE PËRPUNIMIN E QUMËSHTIT

Në kuadër të projektit "Krijimi i bashkëpunimit në mes të etniteteve të grave në komunën e Vushtrrisë" të perkrahur nga përmes USAID Kosovo është hapur panairi në sheshin e komunës së Vushtrrise ku 20 gra ndërmarrese në fushën e përpunimit të produkteve bujqësore kanë ekspozuar produket e tyre.

Pjesemarrës në këtë panair kanë qenë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtoresha Ekzekutive e CDF Nermin Mahmuti, Zëvendës Shef i Misionit të USAID, Paul Vaca, Gresa Muli Kryetare e Grupit jo Formal të Grave të Kuvendit të Vushtrrisë si dhe drejtorë dhe zyrtarë të ndryshëm të komunës.

     

Në ceremoninë e hapjes së panairit u certifikuan 36 gra që kanë ndjekur trajnimin në fusha të ndryshme të përpunimit të produkteve dhe patën mundësinë të ekspozojnë produktet e tyre në panair. Të gjithë akteret që kontribuan në projekt janë ndarë të kënaqur për këtë iniciativë që është marrë për fuqizimin e gruas dhe etniteteve të ndryshme në komunën e Vushtrrise.

Gjatë ceremonisë së certifikimit për pjesmarrësit është servuar edhe një koktej, prezent ishin 57 veta.


Pjesëmarrja e grave në panair ka vazhduar edhe më 20 Korrik të cilat kanë vazhduar ti shesin produktet e tyre, me shitje totale në vlerë prej 1,227€. Gratë janë ndarë të kënaqura dhe kanë shkëmbyer njohuritë  mes veti për përgatitje të ushqimeve tradicionale dhe konzervimeve të pemëve dhe perimeve.