en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAJTJA E TESTIT PËRFUNDIMTAR DHE DALJA PARA KOMISIONIT VLERËSUES E KANDIDATËVE

Organizata Joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt dhe Shtimes.

 

Në kuadër të projektit me kandidatët e trajnimeve profesionale në blegtori në komunat e Ferizajt  dhe Shtimes pas një trajnimi të gjatë 35 ditë ku 70 përqind e orëve kanë qenë mësim praktik dhe 30 përqind mësim teorik është mbajtur testi përfundimtar dhe dalja para komisionit vlerësues e kandidatëve që kanë ndjekur këto trajnime. Testi dhe dalja para komisionit vlerësues e kandidateve janë organizuar në hapësirat e IADK-së para komisionit tre antarësh.

Kandidatet janë ndarë shumë të kënaqur me njohuritë e fituara gjatë trajnimeve profesionale në sektorin e blegtorisë, dhe njohuritë e fituara do t’u ndihmojnë në të ardhmen për një rendiment më të mirë në fermat e tyre, dhe për cilësi më të mirë të produkteve të prodhuara.