en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHKËMBIM PËRVOJASH TË MSA-së MES MALIT TË ZI DHE KOSOVËS

Më datën 02.07.2018 dhe 03.07.2018 në kuadër të projektit “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” është realizuar vizita dyditore ne Mal te Zi. Qëllimi kryesor i vizitës ka qenë marrja e  përvojave në praktikimin e rregullave të MSA si dhe njohja me procesin e MSA-së në Mal të Zi.

Takimi i parë është bërë tek Qendra për Inovacionin e Ndërmarrësisë ”TEHNOPOLIS” në Niksiç të cilët na njoftuan lidhur me punën dhe aktivitetet e kësaj qendre. Kjo qendër është krijuar nga Qeveria e Malit të Zi dhe Ministrisë së Shkencës në Shtator  të vitit 2014. Kjo qendër është bërë e mirënjohur dhe e njohur për të mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit privat bazuar në njohuri dhe arritje shkencore specifike dhe është  një vend që ofron mundësi për të fituar njohuri dhe shkathtësi bashkëkohore që janë relevante për individët për zhvillimin personal dhe profesional.

     

Më pas është vizituar ferma familjare e dhive me emrin “Miljanic” në fshatin Gornje Polje në komunën e Nikshiçit dhe  gjendet në zonën e 96 ha tokë që është e certifikuar organikisht. Në fermë ka rreth 250 dhi alpine të cilat janë të vendosura në ndërtesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 900m2, me pajisje shoqëruese (makinat  mjelëse  dhe laktofriz për ftohjen e qumështit).

  

Është vazhduar me vizitën në një klaster për agroturizëm  ku është biseduar me pronarin e Xhorxhe Bulajiç për standardet e BE si dhe prodhimtaria organike. Pronari na informoj se plotësimi i standardeve është jo vetëm e rëndësishme për Eksport por edhe për plasimin në tregun vendor duke ditur zhvillimin e turizmit në këtë vend ku vetëm gjatë sezonës së turizmit të gjitha këto produkte shiten, qe d.m.th. rrit konkurueshmrinë e prodhimeve vendore ndaj atyre të importuar për nga cilësia.

     

Dhe dita e parë u përmbyll me takim me përfaqësuesin e organizatës së shoqërisë civile Evropski pokret u Crnoj Gori (Lëvizja Evropiane në Mal të Zi) Z. Savo Çavor e cila organizate ka qenë pjesë e procesit të negocijimit për MSA dhe e cila na rekomandoi se gjithmona ta keni në mendje që në vendin e duhur ta keni personin e duhur duke aluduar në ekspert.

Dita e dytë e vizitës është bërë në Kuvendin e Malit te Zi ku jemi pritur nga Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Z.Adrijan Vuksanoviç dhe nga Ambasadori i Kosovës ne Mal të Zi Z. Skender Durmishi të cilët na uruan mirëseardhje dhe na shpjegun lidhur me procesin e negocimit per MSA ku është kuptuar ne realizimin e detyrave të dala nga marreveshja  duke filluar me koordinimin e të gjitha strukturave, ndryshimet ne administratë, pershattja e ligjeve në bazë të BE dhe zbatimi i tyre.

     

Vizita u permbyll me takimin e perfaqësuesen e Odës Ekonomike Zj. Lidija Rmus e cila ka qenë pjesë e negocimit për kapitullin e Bujqësise në MSA. Ajo na informoi e rrjedhjen e procesit të negocimit. Sipas kësaj, problemi më i madh ka qenë me statistikat ne Bujqesisë të cilat nuk ishin të azhurnuar gjatë viteve dhe çdo herë në negocim paraqiteshin problemet e ndryshme. Por ceku se duhet të keni parasysh së BE është një parter shumë i përshtashem nëse keni argument dhe jeni shumë realist. Po ashtu si nje faktor kyq eshte caktimi i njerezve, eksperteve ne negocim dhe zbatim te MSA si dhe te mbrohet me argumente interesi nacional.