en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE  ME DY GRUPET E TË RINJVE, TË CILËT KANË PËRFUNDUAR PROGRAMIN TRAJNUES PËR PRAKTIKAT E KULTIVIMIT TË PERIMEVE NË SERRA

Më 13 Korrik 2018 në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, është organizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave në fushën e perimtarisë me dy grupet e të rinjve, të cilët kanë përfunduar programin trajnues për praktikat e kultivimit të perimeve në serra.

Vizita është bërë në një serrë në Sibovc të Podujevës, pronar i së cilës ishte fermeri Fahrudin Mahmuti. Në këtë vizitë kanë marrë pjesë 14 pjesëmarrës, prej të cilëve 12 kanë qenë të rinj nga Podujeva dhe Mitrovica, që   kanë ndjekur trajnimet për kultivimin e perimeve në serra.

Gjatë vizitës pronari i serrave me sipërfaqe mbi 1 ha, ka përshkruar fillimin e punës në këtë sektor, i cili nuk është i lehtë, ngase përveç punës fizike kërkon edhe njohuri dhe përcjellje të trendëve dhe teknologjive të reja në vazhdimësi.

    

Po ashtu ai ka treguar edhe për masat tjera të përkujdesit ndaj perimeve, si është ujitja dhe përdorimi i plehrave kristalore, si dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më racional të serrës, duke kultivuar së paku dy deri tri të mbjella me perime të ndryshme brenda viti.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).