en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDIMI I TRANJIMEVE DHE VIZITËS STUDIMORE ME PËRFITUESET E IADK-SË

Në projektin e përkrahur nga CDF  “Krijimi i bashkëpunimit në mes të etniteteve të grave në komunnën e Vushtrrisë” janë realizuar trajnimet në tri modulet e planifikuara: Pemë dhe perime, brumra dhe qumësht.

Në këto  module  janë përfshirë gratë tëcilat kanë qenë pjesë e sesioneve informuse dhe kanë shprehur interesim për t'i ndjekur këto module. Trajnimet janë mbajtur në zyret e IADK–së, trajnimet praktikë janë demostruar me pajisje profesionale për perpunim nga ekspertët e IADK-së. Gratë kanë marrë pjesë 7 ditë trajnimi këto grupe të grave kanë vijuar trajnimet në pergatitjen dhe përpunimin e pemve, perimeve, qumështit dhe përgaditejn e ushqimeve 5 ditë dhe 2 ditë trajnime ekonomike nga këto trajnime kanë përfituar njohuri që nga higjena dhe të gjitha hapat dhe mënyra e duhur e përpunimit.

 

Pas përfundimit të trajnimeve me pjesëmarrëset është organizuar edhe vizita studimore sipas modulit ku janë vizitura 3 pika perpunuse per perpunimin e qumështit pemëve perimeve dhe një pikë në moduiln e brumrave.

Pjesmarrëset me shumë sukses dhe interesim kanë përfunduar këto trajnime ku edhe do të certifikohen për modulet përkatese më datën 19.07.2018  ku edhe do të behet hapja e panairit me produkte të ekspozuara nga gratë pjesëmarrëse në sheshin e komunës së Vushterrisë nga ora 11:30.