en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK SHPËRNDANË PAJISJE PËR BLETARI NË KOMUNËN E MITROVICËS

Më datën 03.07.2018 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, zbatuar nga IADK dhe bashkë financuar nga Komuna e Mitrovicës është bërë shpërndarja e pakos me pajisje për bletari për 4 përfitues.

IADK po vazhdon me mbështetje për bletarët e Kosovës në komuna të ndryshme në mënyrë që të fuqizohet edhe më tej sektori i bletarisë së Kosovës. IADK ka formuluar pako të veçantë me pajisje esenciale për bletarë ku vetëm gjatë vitit 2017 dhe gjysmës së vitit 2018 janë përkrahur mbi 25 bletarë me pajisje për bletë.

     

IADK do të vazhdojë edhe në të ardhmen ti përkrahë bletarët e Kosovës për arsye të rëndësisë së madhe që ka bleta dhe produktet e bletës në shëndetin e njerëzve si dhe në bujqësinë e Kosovës.

Bletarët ndihen mjaftë të kënaqur ngase pajisjet që po përfitojnë ata do ti ngrisin ata në një tjetër nivel të prodhimit duke i kaluar nga pajisjet e vjetra dhe mekanike në ato moderne dhe elektrike me të cilat do ju lehtësohen shumë punët e tyre dhe do ti nxisin që të merren edhe më shumë në të ardhmen me mbarështimin e bletës.