en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK SHPËRNANË PAJISJET ESENCIALE PËR PUNË

Më 27 Qershor 2018 IADK në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, janë shpërndarë disa pajisje për punë për grupet e të rinjve që kanë përfunduar programet trajnuese në sektorin e bujqësisë.

     
Dy grupet e të rinjve nga Drenasi dhe Mitrovica që kanë përcjellë programin trajnues për praktikat e kultivimit të pemëve të ndryshme drufrutore dhe pemëve të imëta janë furnizuar me nga një pompë spërkatëse dhe gërshërë profesionale për krasitje të pemëve. Ndërsa të rinjtë nga Drenasi që ka përfunduar programin trajnues në mbarështimin e kafshëve, janë furnizuar në varësi të kërkesave të tyre me pajisje të ndryshme si janë: pako higjienike për përmirësim të kualitetit të qumështit, tufë mjelëse, kanta për deponim të mjaltit.

Gjatё shpërndarjes kanё qenё prezentë edhe përfaqësues tё KCSF dhe tё Drejtorisё pёr Bujqёsi dhe Zhvillim Ekonomik tё Komunёs sё Drenasit.

Pajisjet e shpërndara te të rinjtë do të lehtësojnë punën në aktivitet e tyre bujqësore dhe do të kenë ndikim në përmirësimin e kualitetiT të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).