en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NË BASHKËPUNIM ME AFDI ORGANIZUAN VIZITË STUDIMORE NË KOSOVË PËR 41 FERMERË FRANCEZ

Më datën 19 dhe 20 Qershor, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK në bashkëpunim me  organizatën Franceze AFDI kanë organizuar vizitën studimore për një grup prej 41 fermerëve nga krahina e Normandisë në Francë.

Me datën 19 ata fillimisht vizituan fermën e lopëve dhe qumështoren Eurolona si një ndër fermat më të mëdha në Kosovë me ҫrast u priten me një drekë tradicionale.

Pas Eurolones ata vizituan fabrikën e birrës dhe muzeun etnografik “Haxhi Zeka”

Me datën 20 ata vizituan fermën model te lopëve në fshatin Dolak të ngritur nga IADK, ku kanë parë nga afër një fermë me madhësi mesatare dhe shumë mirë të organizuar në Kosovë. Pas fermës model fermerët vizituan kompaninë e përpunimit të patateve Pestova në Pesotvë, Manastirin e Graqanicës si dhe Pyllin e Arinjëve në Prishtinë.



Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me vizitën në Kosovë, ata shprehen të gatshëm në bashkëpunimin e mëtutjeshëm me fermerët e Kosovës. Kjo vizitë pritet ti hapë dyer edhe më tej turizmit të Kosovës ngase sipas këtyre fermerëve, Kosova është një vend shume i bukur dhe se mjaftë pak e njohin.