en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON VIZITËN ME GRUPET E TË RINJËVE NË PEMISHTEN ME MOLLË

IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, i cili përfshinë mes tjerash trajnimet për grupet e të  rinjve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, me qëllim të rritjes së mundësive te të rinjët për shfrytëzim të resurseve natyrore, përkatësisht inkuadrimin e tyre në sektorin e prodhimtarisë  bujqësore dhe përpunimit të këtyre prodhimeve.

Në sektorin e pemëtarisë është përfunduar programi trajnues 10 ditor me dy grupet e të rinjve nga Drenasi dhe Mitrovica, ku janë mbajtur trajnime teorike dhe praktike për teknikat e kultivimit të pemëve të ndryshme drufrutore, si dhe pemëve të imëta, e po ashtu edhe trajnime në aspektin menaxhimit të biznesit të fermës dhe përgatitjes së projekt-prozimeve.

Vizita është bërë në një pemishte intensive me molla në Istog, e cila mbikqyret nga eksperti i kësaj fushe z.Burim Rexha. Në vizitë pjesmarrësit janë njohur me teknikat e kultivimit të mollës në pemishten me sipërfaqe prej 5 ha, e cila kishte një vegjetacion shumë të bujshëm dhe të balancuar edhe nga aspekti prodhues.

 
Eksperti mbikqyrës i kësaj pemishte ka treguar për mënyrën e krasitjes dhe formimin e kurorës, duke u dhënë shumë përparësi për çdo vitë degëzave të reja dhe mveshjen e udhëheqësit/trungut me degëza frutore, pastaj për rendësinë e mënyrës së menaxhimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve,  trajtimin me kohë dhe me produkte efikase.
Në këtë pemishte kishte numër të madhë të frutave në secilin trup të mollëve dhe angazhimi i puntorëve në këtë fazë kryesisht ishte fokusuar në rrallimin e frutave dhe krasitjen e gjelbërt. Në këtë rast është parë mënyra e rrallimit të frutave dhe rëndësia që ka ky proces për të arritur kualitetin dhe uniformitetin e frutave në kohën e vjeljes.

Pjesmarrësit janë njohur edhe me mënyrën, kohën dhe sasitë e përdorimit të plehrave bazë, plehrave kristalor dhe plehrave foljare, dhe po ashtu edhe sistemin mbështetës dhe sistemin kundër breshërit. Investimi në sistemin kundër breshërit sipas ekspertit është një investim i kushtueshëm porse i domosdoshëm, duke pasur parasyshë ndryshimet e shpeshta klimatike e posaqërisht rrebeshet e shpeshta të breshërit, të cilat mund të shkatrrojnë prodhimin apo prishin cilësinë e frutave.
Të rinjtë pjesmarrës  në këtë vizitë janë ndarë të mahnitur me mënyrën e mirmbajtjes së kësaj pemishteje, prodhimin e lart të frutave, si dhe kanë vlersuar shumë të rëndësishme dhe inkurajuese këtë vizitë.


Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).