en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VAZHDOJNË TRAJNIMET PROFESIONALE NË BLEGTORI ME GRUPIN E DYTË

IADK është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt dhe Shtimes.

     

IADK si organizata e vetme e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për mbajtjen e Trajnimeve Profesionale në Blegtori, po vazhdon mbajtjen e këtyre trajnimeve  me grupin e dytë të kandidatëve nga komunat: Shtime dhe Ferizaj.

Deri më tani kandidatët kanë ndjekur gjithsej 25 seanca trajnimi nga module të ndryshme në Blegtori ku pjesa më e madhe (70%) është praktikë dhe 30% teori. Pjesa praktike po mbahet në fermat model me të cilat IADK-ja ka bashkëpunim, ndërsa pjesa teorike mbahet në sallat të cilat i plotësojnë kushtet për mbajtjen e mësimit teorik. Kandidatët tanimë kanë edhe 10 seanca trajnimi të kombinuar teori dhe praktikë ku pastaj do t’i nënshtrohen testit përfundimtar. Pas testimit, kandidatët e suksesshëm do të certifikohen si: Teknik i Blegtorisë i nivelit të tretë që është e baraz vlefshme me shkollën e mesme.