en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET TË MSA-SË PËR BUJQËSI TË ORGANIZUARA NGA IADK

IADK në kuadër të projektit “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” ka organizuar 7 trajnime 1 ditore me kompani dhe eksportues të produkteve bujqësore si dhe komani dhe fermerë që kanë potencial që produktin e tyre ta eksportojnë në tregun e Bashkimit Evropian.
     

Objektivi i përgjithshëm i projektit është lehtësimi dhe sqarimi i praktikave të MSA që të ngritët numri i prodhueseve bujqësor që të eksportojnë produkte në tregun e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve IADK ka organizuar gjithsej 7 ditë trajnime ku në secilin regjion  janë ftuar bizneset dhe akterët e bujqësisë të marrin pjesë dhe të njoftohen me ndikimet ekonomike të MSA-së, hapja e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Në total 78 pjesëmarrës kanë qenë pjesë e trajnimeve. Në kuadër të trajnimeve pjesëmarrësit janë trajnuar për procedurat dhe proceset që duhet të iu nënshtrohen për përmbushjen e masave dhe kritereve të MSA.

   

Po ashtu janë njoftuar për “Tarifën e Integruar të Kosovës” dhe “EU TRADE HELPDESK” ku janë të specifikuara produktet, tarifat dhe dokumentacioni i nevojshëm për eksportimin e produkteve bujqësore në BE.

Në këto trajnime janë diskutuar sfidat dhe barrierat qe hasin kompanitë qe operojnë ne fushën e bujqësisë dhe i eksportojnë produktet e tyre ne bashkimin Evropian.

Ky projekt është financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”