en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLOI MBAJTJA E SESIONEVE INFORMUESE ME GRUPET E GRAVE NË VUSHTRRI

Ka filluar mbajtja e sesioneve informuese në viset rurale të Vushtrrisë. Këto sesione informuese përfshijnë gratë serbe dhe shqipëtare të 12 fshatrave në komunën e Vushtrrisë. Këto takime po mbahen në kuadër të projektit “Krijimi i bashkëpunimit në mes të etniteteve të grave në komunën e Vushtrrisë”.

   

Qëllimi i këtij projekti është rritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet shumicës së grave kosovare dhe grave serbe në Vushtrri. Gratë pjesëmarrëse në këtë projekt do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime në njërin nga këto tre module: Moduli i qumështit, Moduli i Brumit dhe Moduli i Pemëve dhe Perimeve.

Ky projekt është përkrahur nga Community Development Found (CDF) dhe impelmentuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë.