en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË  NË PANAIRIN E NOVI SADIT

Më 15-16 Qershor 2018 është realizuar vizita dyditore në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Novi Sad, Serbi. Qëllimi kryesor i vizitës ka qenë të vizitohet panairi i cili ka traditë të gjatë dhe është një nga panairet më të njohur në Evropën Juglindore dhe fermerët kanë pasur rastin për tu njohur me makineri të ndryshme dhe pajisje për përpunim, makineri për punimin e tokës, ku në përgjithësi janë njohur me teknikat dhe teknologjitë e reja. Është vizituar shtandi i blegtorisë ku janë parë raca të ndryshme të gjedheve dhe deleve, pajisje për mjeljen e lopëve si dhe pajisje per analiza të qumështit e shumë të tjera.

     

Po ashtu janç vizituar shtandet e bujqësisë organike si dhe tek pçrpunimi i pemëve dhe perimeve ku janç parç produke tç reja siç është xhemi nga speci djegës. IADK në panair ka patur takim edhe me kryetarën e rrjetit të gjelbert nga Vojvodina Olivera Radovanovic ku është disktuar për formën e bashkëpunimit në mes të dy organizatave si dhe na ka udheheqë në shtande të ndryshme.

Fara e lakrës të cilave gjethet ju perdoren vetëm për përgaditjen e sarmave është blerë nga ana e bashkepunetorës sonë nga Vojvodina dhe është rekomanduar që t’ju jepen grave për mbjelljen e kesaj lakre.

Akomodimi i pjesemarresve është bërë në Hotel Dunav në Sremski Karlovac.