en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK PËRFUNDOI VIZITËN STUDIMORE ME TË RINJË NË FERMËN RUDINA

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, është  organizuar një vizite studimore ne fermën Rudina ne Komunën e Prizrenit me 2 grupe të të rinjve nga komunat e Drenasit dhe Vitisë te cilët i kane ndjekur trajnimet ne sektorin e blegtorisë.

Pas 20 ditë trajnime në sektorin e blegtorisë me dy grupet e të rinjve në Drenas dhe Viti ku janë mbajtur për secilin grupe nga 10 ditë trajnime ku shtatë ditë kanë qenë trajnime teorike ndërsa tri ditë trajnime praktike ku në fund të rinjtë do te përfitojnë edhe mjete pune dhe do të certifikohen.

     
Vizita studimore është bërë me dy grupet bashkërisht ne komunën e Prizrenit ne fermën Rudina. Kjo vizite studimore ka qenë shumë e mirëpritur nga pjesëmarrësit dhe u ka shërbyer që të shohin praktikisht metodat dhe teknologjitë e reja që aplikohen në ketë fermë.

   

Të rinjtë kanë qenë të interesuar për llojin e silazhit që përdoret, aplikimi i mjeljes së gjedheve në fermë, mënyrat e transportit dhe ruajtjes së qumështit. Veterineri i fermës Rudina Z. Driton Krasniqi ka shkëmbyer njohuritë e tij me te rinjtë dhe ka ndarë eksperiencat që një ferme komerciale e blegtorisë i ka në Kosovë.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).