en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDARJA E LAKTOFRIZAVE PËR BLEGTORË TË KOMUNËS SË FERIZAJT DHE SHTIMES

Më datën 10.05.2018 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, zbatuar nga IADK dhe bashkë financuar nga Komunat e Ferizajt dhe Shtimes është bërë shpërndarja e 8 laktofrizave dhe 40 bidonëve për qumësht.

     

Përfitues të këtyre laktofrizave dhe bidonëve kanë qenë fermerët blegtorë, 5 nga komuna e Ferizajt dhe 3 nga komuna e Shtimes. Fermerët dhe përfaqësuesit e komunave janë ndarë shumë të kënaqur  pasi që këta fermerë kishin vështirësi në ruajtjen e qumështit.

Këto pajisje adresojnë shumë sfida në përmirësimin e zinxhirit të vlerave të qumështit dhe standardeve sanitare. Këto pajisje do të forcojnë lidhjen e fermerëve me tregjet të ndryshme dhe pika grumbulluese dhe do të përmirësojnë cilësinë e qumështit për të rritur të ardhurat dhe përmirësimin e kushteve të blegtoreve që mbështeten në prodhimet e kafshëve për të jetuar.

Pajisjet janë projektuar për të zvogëluar humbjet dhe për të kufizuar ndotësit, duke rezultuar në rendimente më të mëdha dhe më të larta të cilësisë dhe fitime më të larta për fermerët e vegjël.